KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ reagon ndaj fushatës linçuese në rastin e Azem Sylës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj fushatave linçuese që po ndërmerren nga mediet në lidhje me rastet e arrestimeve të fundit. Sipas këtij Këshilli, njerëzit linçohen publikisht pa u dënuar dhe pa u përfunduar procesi gjyqësor. “Në Kosovë ku për rastet e ndjeshmërisë së lartë përgjegjësinë e kanë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë , më parë të UNMIK – ut , tani të EULEX-it, zakonisht kur trajtohen këto raste arrestimit i paraprinë një fushatë mediale që e parapërgatitë terrenin për arrestime të bujshme , me pompozitet dhe spektakël medial e që në të shumtën e rasteve përfundojnë me vendime liruese për të akuzuarit të cilëve ua shkatërrojnë karrierën , ua shkatërrojnë reputacionin dhe ua shkatërrojnë familjet përmes linçimit publik”, thuhet në komunikatë. Duke komentuar rastin e të dyshuarve për vepra penale në krye me ish-deputetin, Azem Syla, KMDLNJ thekson se të arrestuarit janë portretizuar si kriminelë të rrezikëshëm, megjithëse nuk kanë përfunduar ende hetimet. “Grupi i rrezikshëm kriminal , kriminelët që kanë bashkëpunuar me Serbinë , komandantë të Çagllavicës, Graçanicës ,etj ; ata që e rrezikojnë jetën e dëshmitarëve të mbrojtur , etj ….’ këto janë cilësime që drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e hetimeve , bëjnë presion te hetuesit duke paragjykuar fajësinë e të arrestuarve ende pa përfunduar hetimet dhe pa një vendim të një gjykate”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së. Sipas tij Këshilli, këto janë shenja të qarta se vështirë do të ketë proces të rregullt, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …