Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e  paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.  Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, ka raportuar Ristuccia, në takimin e krerëve ushtarakë të NATO-s në Bruksel. Takimi dyditësh i komitetit ushtarak të NATO-s, organi më i lartë i aleancës veri-atlantike, është udhëhequr nga shefi i këtij komiteti, admirali Rob Bauer, dhe kanë marrë pjesë edhe komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Kristofer Cavolli dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Filip Lavinje. Admirali Bauer tha se ushtarët në uniformë të KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, ngase “ka nevojë për përgjegjësi politike”.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …