Edi Rama

Edi Rama në Davos goditi hipokrizinë e BE-së, e cila kërkon standarde më të larta për vendet kandidate, sesa i zbaton për vete

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një diskutimi në Davos të Zvicrës, bëri një deklaratë tjetër që nxiti reagime të shumta. Ai  goditi hipokrizinë e Bashkimi Evropian, që kërkon standarde më të larta të anëtarëve aspirantë, shumë më tepër sesa i zbaton për veten. Edi  Rama iu drejtua kryetares Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke iu referuar skandalit të madh të korrupsionit që ka tronditur institucionin e Bashkimit Evropian në javët e fundit. Duke lënë të kuptohet hipokrizinë mbi korrupsionin nga vendet tashmë në klub,  dhe vetë Parlamenti Evropian.  Rama sugjeroi që BE-ja tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët e mundshëm, si Shqipëria,  sesa anëtarët e saj.  “Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së nuk do të mund të hynin më në BE”, tha Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Parlamenti Evropian ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, përfshirë Katarin dhe Marokun, kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij. Hetimi ka futur në kurth një ish-nënkryetar të Parlamentit, një ish-deputet, një asistent parlamentar dhe një shef të OJQ-ve dhe ka hedhur një dritë të ashpër mbi procedurat e institucionit për t’u marrë me konfliktet e mundshme të interesit.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …