AKS

Jasmin Mujanoviq: Amerika e BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për Asociacionin me qëllim për ta qetësuar, vazalin e Kremlinit, Vuçiq

Analisti i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq, thotë se është skandaloz fakti  se si Amerika  dhe BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e quan skemë tjetër të dështuar të ndarjes. Ai saktëson  se kjo është skandaloze meqë Kosovës po i bëhet presion për të themeluar diçka të tillë, në radhë të parë  për të qetësuar “vasalin e Kremlinit” kryetarion e Serbisë, Aleksandet Vuçiq. Mujanoviq  shprehet se Kosova duhet të refuzojë krijimin e Asociacionit pasi e gjithë siguria e rajonit varet nga kjo gjë, ka shkruar analisti i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq. Ky reagim i tij u bë  pas deklaratave të dy emisarëve, Escobar dhe Lajcak gjatë vizitës në Prishtinë dhe në Beograd.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …