Shefi i BE-së, Josef Borrell, informon ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, sot nga Brukseli informon ministrat e Jashtëm të BE-së, lidhur me  ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si  dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd. Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Ai nuk ka folur shumë rreth takimeve që Lajçaku ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vetë i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet. Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë, Borrell, do t’i njoftojë ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi të tjera rreth këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …