Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Jorn Rohde: Ende është i paqartë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është ende i paqartë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin që nuk e cenon sovranitetin e vendit. Kam lexuar se edhe Qeveria e Kosovës është pajtuar që të zbatojë të gjitha marrëveshjet e së kaluarës përfshirë edhe Asociacionin e komunave serbe. Pozita jonë nuk ka ndryshuar. Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit. Ky është një obligim ndërkombëtar i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”. Qeveria e ka në dorë që të përcaktojë modalitetet e Asociacionit. Kosova mund të përcaktojë fushëveprimin e Asociacionit të komunave serbe. Ajo duhet ta bëjë një propozim që t’i largojë elementet që cenojnë sovranitetin. Një “Republika Serbe” është fundi i sovranitetit të Kosovës tha ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …