Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Trupi gjykues në rastin penal kundër eprorit të UÇK-së gjatë luftës, Pjetër Shala, e ka caktuar 21 shkurtin ditë për fillimin e gjykimit

Trupi gjykues në rastin e pretenduar  penal kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës,  Pjetër Shala, e ka caktuar 21 shkurtin ditë për fillimin e gjykimit, Gjykata ka njoftuar se deklaratat hyrëse të Zyrës së Prokurorit, si dhe ato të Mbrojtësit të viktimave, do të mbahen më 22 shkurt, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë më 27 mars. Më 26 janar, Trupi Gjykues vendosi që gjykimi kundër Pjetër Shalës të fillojë të martën, më 21 shkurt.  Deklaratat hyrëse të ZPS-së, Mbrojtësit të Viktimave dhe Mbrojtjes, për të cilat secilës palë do t’i caktohen nga 2 orë, do të mbahen në të njëjtën datë,  ndërsa paraqitja aktuale e provave do të fillojë më 27 mars. Më shumë detaje, duke përfshirë informacionin për oraret e seancave në periudhën e parë, mund të shihen në vendimin aktual”, thuhet në njoftim. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …