Vucic

Daniel Smith: Aleksandar Vuçiq duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por pranim i realitetit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin, siç thotë ai, vetë Vuçiq është i vetëdijshëm, ka deklaruar eksperti anglez  për marrëdhëniet ndërkombëtare, siguri, Daniel Smith. Ai thotë se aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve rusë Wagner dhe formacioni i “Ujqërve të natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë kishin ngritur me urdhër të Vuçiqit në veri të Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Smith thotë se këto grupe i shohim në çdo protestë pro-ruse në Beograd, Banja Llukë, Podgoricë apo në veri të Kosovës. Kompromis për Serbinë dhe integrimin e saj në BE mund të konsiderohet njohja e pavarësisë së Vojvodinës; autonomi për Sanxhakun dhe Kosovën Lindore. Daniel Smith  thotë se Perëndimi duhet të ketë parasysh është se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e saj, karakterin unik dhe multietnik të shtetit të Kosovës. Historia ka vërtetuar se entitete si Republika Serbe në Bosnje, janë të rrezikshme për stabilitetin e shteteve multietnike, stabilitetin rajonal dhe mund të shërbejnë si një mjet për Serbinë dhe Rusinë për të destabilizuar Ballkanin.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …