Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për popullin dhe shtetin e Turqisë pas tërmetit katastrofal

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime të thella për popullin turk pas tërmetit katastrofal. Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë ka shkruar Memli Krasniqi. Ndërkaq, sipas raportimeve tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz, ndërsa numri i atyre që kanë pësuar fatalisht po rritet nga ora në orë, pasi shumë veta ende ndodhën nën gërmadha.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Njohja e Kosovësnga Siria shënon një hap të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Një zhvillim historik për diplomacinë kosovare: Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe …