Lëndohen 15 nxënës në Burim

Lëndohen 15 nxënës në Burim

Në qytetin e Burimit, përkatësisht në afërsi të xhamisë së qytetit, sot është rrëzuar luhatësja në të cilën ishin 15 nxënës. Si pasojë e rrëzimit të luhatëses, 15 nxënës kanë marrë lëndime. Ata janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Për fat të mirë, nxënësit e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Mësohet se ky aksident është shkaktuar për shkak të problemeve teknike. Nxënësit e lënduar vijnë nga një shkollë e qytetit të Besianës.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …