Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar mbajti tryezë me temën ”Bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve relevante”

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar mbajti debatin me temën” Baskëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve relevante”, nga institucionet e komunës së Malishevës, prezent në debat ishin shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, drejtori i Qendrës së  Mirëqenies Sociale, Shqipron Berisha dhe OJQ-të e Malishevës, Handikos, OJQ e të Verbërëve dhe të Shurdhërëve.  Blerta Krasniqi, nga kabineti i kryetarit” Shprehi gatishmërinë institucionale dhe bashkërendimin për grupin e OJQ-ve për nisjen e hartimit të planit të veprimit lokal sidhe theksoi” që  do ta keni mbështetjen e plotë të kapacitetev profesionale, që personave  me aftësi të kufizuar t’u përmirësojmë mirëqenien sociale në të gjithë sektorët dhe të janë  më të integruar në shoqëri e të mandatohen me përgjegjësi”. Debati u menaxhua nga – Menaxherja e programit ” HumanRightivsim”, nga FKAK, Donika Morina kurse, Drejtori i Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, foli për zhvillimin dhe përkujdesjen e kësaj pjese të shoqërisë që e kanë me ligj institucionet shtetrore, qëndrore dhe lokale sidhe për incimin e planit të veprimit në nivel lokal. Në debat u inkuadruan edhe Shqipron Berisha, drejtor i QMS-së, sidhe nga OJQ-të , Feride Hoxha. Në fund nga tryeza dolën këto rekomandime: Të formohet Komiteti konsultativ për personat me aftësi të kufizuar. Në webfaqën e komunës të jetë një person për  ”Gjuhën e Shenjave”,ku publikohen dokumentet dhe informohet komuniteti, pati edhe disa rekomandime tjera.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "HUMAN RIGHTIVISM PROJECT"

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …