leoni

AKS

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje sërish që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje sërish që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor që buron nga marrëveshja e nënshkruar në Bruksel në kuadër të dialogut. Zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme, Peter Stano ka shpjeguar se ende nuk ka një datë për caktimin e një niveli të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit. Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë të qartë të  dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve në  mes dy shteteve. Ai saktësoi  se prioritet vazhdon të mbetet shtendosja e situatës, pasi  tensionet mes dy vendeve po vendosin në rrezik të arriturat e punës shumëvjeçare në kuadër të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …