Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndryshme festive. Megjithatë, për manifestimin e kësaj date të rëndësishme shtetërore, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar për shënimin e 15-vjetorit të shtetësisë së vendit tonë. Sipas ekzekutivit, do të ketë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve i siguron mjetet financiare brenda buxheteve vetanake. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se për shkak të aktiviteteve të shumta, Këshilli Shtetëror Organizativ është pajtuar që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxhetet vetanake. “Vendimi i Qeverisë për themelimin e Këshillit Shtetëror Organizativ nuk e specifikon buxhetin. Për shkak të vëllimit shumë të madh të aktiviteteve dakordimi brenda Këshillit ka qenë që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxheti vetanak. Pra nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar por do të jetë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve e siguron buxhetin brenda buxheteve vetanake në përjashtim të rasteve kur kemi nevoja shumë më të mëdha buxhetore atëherë do të ketë ndarje shtesë nga Ministria e Financave. Megjithatë, në parim po flasim për një buxhet të konsiderueshëm”, theksoi Kryeziu për KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …