Pastrohen rrugët në fshatrat Syriganë dhe Kosterc të Skenderajt 

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt është angazhuar që nga orët e paradites deri në orët e vona të pastrojë rrugët në fshatrat Syriganë dhe Kosterc, ku ngricat e temperaturave të ulëta kanë krijuar shtresa akulli që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këto anë. Komuna e Skenderajt do të vazhdojë me përkushtim mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë që mos të ketë pengesa në qarkullim të pjesëmarrësve në trafik.

Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë dhe borë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …