Opozita në Shqipëri do të mbajë një protestë kundër kryeministrit, Edi Rama, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë

Opozita ka thirrur për sot në orën 12.00  një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen Mek Gonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim për  shkatërrimin e opozitës. Në këtë protestë, krerët e opozitës, Sali Berisha e Ilir Meta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nëse në tubimet e mëparshme kryefjalë kundër Qeverisë ka qenë keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve dhe varfëria, këtë herë kauza ka ardhur nga përtej Atlantikut dhe protesta sipas opozitës është tërësisht politike. Për organizimin e protestës është njoftuar edhe Policia e Shtetit, e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj dhe bllokimin e disa rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …