Policisa

Rreth 140 pjesëtarë të pakicave aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punë në pjesën veriore të vendit

Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e policëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Dejan Jankoviq, por pa saktësuar nëse në mesin e kandidatëve ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Çështja e pjesëmarrjes së serbëve në policinë në veri të Kosovës është aktuale qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur mbi 550 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës. Konkursi për pranimin e policëve të rinj u hap në fillim të janarit, ndërsa më pas u shty deri më 10 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …