energji

ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të sërishëm të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet të publikojë raportin fillestar për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë gjatë ditës. ZRRE do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO-ja. Megjithatë, nuk dihet akoma se për çfarë përqindje të rritjes është fjala. Sipas raportit, palët do të kenë mundësi të paraqesin komentet e tyre. Qeveria, në vitin e kaluar, kishte premtuar të subvencionojë mosrritjen e tarifave me 90 milionë euro, duke e bërë kështu që vetëm ata konsumatorë që kalojnë pragun prej 800 kilovatësh të përjetojnë rritje të çmimit të energjisë. Rekomandimi i ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë vjen në pasojë të kërkesës së KEDS-it dhe KESCO-s për shqyrtim të tarifave, pas rritjes së çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare në dhjetor të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …