Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditën kur Kosova feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Çarls Smith. Zyra e Prokurorit më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar dhe  të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku  ata ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Vazhdimi i paraburgimit ndodhi kur gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe Zyra e Prokurorisë  ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Po kështu ishte deklaruar i pafajshëm edhe Kadri Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor, të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …