Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Sot në Gjykatën Speciale, Pjetër Shala ka thënë se i kupton të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha ato janë shpifje dhe trillime

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, filloi gjykimi kundër Pjetër Shalës. Në vendimin e trupit gjykues, është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit dhe mbrojtja e viktimave kanë nga dy orë veç e veç në dispozicion për të paraqitur deklaratat hyrëse. Derisa, mbrojtja e Pjetër Shalës, do të paraqes deklaratën e tyre hyrëse pasi të përfundojnë prokuroria e mbrojtja e viktimave.  Pasi iu ka lexuar aktakuza, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë para trupit gjykues  se unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm, ka saktësuar, Pjetër  Shala. Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendimet e saj duke thënë se i akuzuari ishte i përfshirë në kryerjen e krimeve, që sipas tyre janë kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së. Prokurori Filipe Deminik ka deklaruar se njëri nga dëshmitarët kishte dhënë deklarata të rreme në të kaluarën, por qëndron fakti që i njëjti kishte qenë viktimë në fabrikën e Kukësit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …