Për herë të parë në Serbi është shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Për herë të parë në Serbi është shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Për herë të parë në Serbi është shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari. “Me ftesë të ambasadorit, Jetish Jashari,  për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”. Ragmi Mustafa shkroi se përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Kosovës Lindore  ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …