Valon Murati

Valon Murati: Tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullsi shumicë serbe, kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullsi shumicë serbe kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë. Ai thotë se të drejtë vetëvendosje kanë serbët në veri të Kosovës ashtu siç kanë edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Unë jam për t’ ia dhënë të drejtën e vetëvendosjes, Leposaviqit, Zubin Potokun dhe Zveçanit të bashkohen me Serbinë. Mendoj që ata kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë. Serbët sipas mendimit tim dhe të Lëvizjes për Bashkim, kanë të drejtë të vetëvendosjes, sipas konceptit tonë, siç kanë të drejtë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Kjo është pikëpamja ime. Unë nuk kam probleme me të drejta, unë kam problem me projekte, të cilat neve mund të na bëjnë jofunksionale, sepse Asociacioni i  është i kombinuar me këto privilegje i pozicionuar  edhe me kishën serbe”, tha Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …