Republika Popullore e Kinës mbetet tregu më i madh i logjistikës në botë për 7 vjet rresht

Republika Popullore e Kinës mbetet tregu më i madh i logjistikës në botë për 7 vjet rresht

Kina mbetet tregu më i madh i logjistikës në botë për 7 vjet rresht. Të dhënat e industrisë tregojnë se Kina ruajti pozicionin e saj si tregu më i madh i logjistikës në botë për të shtatin vit radhazi më 2022.Sipas Federatës të Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës, të ardhurat e përgjithshme të sektorit të logjistikës të vendit arritën në 12.7 trilionë juanë vitin e kaluar, me logjistikën shoqërore që u shtua në 350 trilionë juanë.Të dhënat tregojnë gjithashtu se 50 kompanitë kryesore të logjistikës të Kinës arritën rreth dy trilionë juanë të ardhura vitin e kaluar.Kina po punon për të ndërtuar një sistem modern logjistik që përqendrohet në transformimin digjital  të infrastrukturës së saj logjistike, duke përfshirë hekurudhat e portet, dhe në promovimin e integrimit të burimeve në këtë sektor. (Radio Kina shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …