Më 3 prill mbahet një protestë në Hagë, para selisë së Gjykatës Speciale me rastin e fillimit të gjykimit kundër krerëve të UÇK-së

Veprimtarë dhe biznesmenë nga radhët e mërgatës,  më  3 prill në  ditën e fillimit të gjykimit kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, do të kërkojnë drejtësi dhe  do të shfaqin mbështetjen e tyre për çlirimtarët e Kosovës. Organizatorët e protestës bëjnë thirrje për dalje sa më masive në këtë ditë dhe jo vetëm shqiptarë të diasporës, por ftojnë edhe qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë paqësore. Biznesmeni dhe humanisti mitrovicas, Agron Zeneli, ka siguruar transportin falas për të gjithë protestuesit nga disa vende. Shqiptarët e diasporës po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen, në Hagë, pasi  ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik. Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje. Një leje për organizim të protestës tashmë është siguruar nga autoritetet holandeze dhe qytetarët pritet të mblidhen në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, me 3 prill nga ora 09:00 deri në 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i …