leoni

Në 15-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi

Në 15-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi

Në 15-vjetorin e rënies heroike  përkujtohen dëshmorët e kombit: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët kanë rënë në qershor të vitit 2001, në Betejën e Mateçit. Akademia mbahet sot  në orën 17.00, në Amfiteatrin e Shkollës Amerikane, në kompleksin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë Akademi përveç familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të tri ushtrive tona çlirimtare, janë ftuar të marrin pjesë edhe ushtarakë e personalitete të njohura nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë rreth 100 dëshmorë, ndërsa nga Kosova kanë rënë në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare të Iliridës 15 dëshmorë, shumica syresh luftëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …