U përkujtuan dëshmorët e Smirës dhe Lubishtës

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 Prillit të vitit 1999, nga fshatrat Smirë e Lubishtë të komunës së Vitisë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me zv. kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti. Përndryshe për nderë të kësaj dite në shkollat e fshatrave Lubishtë dhe Smirë do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera.

May be an image of 16 people, people standing, monument and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …