Kryetari i Francës Macron dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula der Leyen, takohen sot me kryetarin e Kinës, Xi Xhinping

Kryetari i Francës Macron dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula der Leyen, takohen sot me kryetarin e Kinës, Xi Xhinping

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen sot me udhëheqësin kinez, Xi Xhinping. Ata arritën në Pekin të mërkurën dhe  sot do të priten nga nga kryeari Xi.  Diskutimet do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike. Macron tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë, dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Ukrainë. Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, vizita e kryetarit të Kinës dhe bisedimet  me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë dy javë më parë përçuan mesazhe partneriteti mes dy vendeve. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, pasi ajo përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. Ai ka ritheksuar paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë, në Moskë.  Ursula der Leyen e paralajmëroi në fund të marsit Pekinin se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Evropës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Gërxhaliu: Është shqetësuese zhvendosja e kapitalit të bizneseve vendore jashtë Kosovës

Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka alarmuar se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit …