Malisheva dërgon 1000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir

Edhe Malisheva i bashkohet nismës së studentes nga Shkupi, znj Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra. Aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga, krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetëra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale. Komuna e Malishevës ndihmon këtë aksion përmes sigurimit të transportit të veprave,  deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit. Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë hapësira gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastirin shqiptar.

Mund të jetë një imazh i stendë gazetash

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pritet në Saint-Julien-en-Genevois, diskutohet binjakëzimi mes komunave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja …