Kryeministri, Kurti e zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, informuan ambasadorët e QUINT-it mbi rezultatet e takimit, në Bruksel

Kryeministri, Kurti e zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, informuan ambasadorët e QUINT-it mbi rezultatet e takimit, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur përkushtimin e plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes për normalizim, si dhe anëtarësim sa më të shpejt të Kosovës në KiE. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë takimit me ambasadorët dhe zëvendës-ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë takim  ishte edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Në takim thuhet se diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë edhe mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …