Sot shënohet 24-vjetori i ikjes dhe i dëbimit nga Kosova të një pjese të popullatës shqiptare nga regjimi i Millosheviqit

Me rastin e 24-vjetorit të dëbimit dhe largimit nga Kosova  të një pjese të  popullatës shqiptare, nga regjimi vrastar i Serbisë së Millosheviqit,  kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”. Ai  tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre. Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundësi të marrin asgjë me vete por vetëm për ta shpëtuar jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajt me javë të tëra burra, gra e fëmijë e pleq, tha Haradinaj. Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të ikur e të dëbuar nga forcat serbe, pas fillimit  së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …