Berat Rukiqi: Kosova po i humb 1 milion euro në ditë nga importi i energjisë elektrike, pasi Blloku A5 është jashtë funksionit

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar  se Kosova po djeg 1 milion euro në ditë nga importi i energjisë elektrike, për shkak se Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” është jashtë funksionit që nëntë muaj. Ai ka saktësuar se Blloku A5 mbulon 13 për qind të nevojave të energjisë elektrike në Kosovë. Neglizhenca dhe paaftësia e Qeverisë në sektorin e energjisë: 1 milion euro digjen çdo ditë. Si rezultat i kësaj paaftësie, mes të tjerash, faturat e energjisë na janë rritur për 15 për qind. Pse? Blloku A5 i termocentralit ‘Kosova A’ prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13 për qind të nevojave për Kosovë. Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë”, thotë Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …