Sot në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesi për vizat për Kosovën, This Reuten, gjatë një konference për media ka deklaruar  më së largu nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës do të mundë të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Ai shtoi se ishte e padrejtë “dhe e paarsyeshme” zvarritja e procesit të vizave për Kosovën, pavarësisht se Prishtina kishte “punuar shumë dhe kishte plotësuar kriteret para shumë vjetësh”. Një ditë më herët, më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e Zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Më 9 shkurt nisin deklarimet përmbyllëse, vendimi do të mbështetet në “peshën” dhe besueshmërinë e dëshmive

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 9 shkurt do të nisin deklarimet përmbyllëse …