Ambasadori amerikan, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka takuar gjeneralin e Brigadës së Ajovës, Stephen Osborn

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot  ka takuar gjeneralin e Brigadës së Ajovës, Stephen Osborn. Hovenier ka thënë se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumetnike, profesionale për ndërveprim nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale. Është kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigadës së Ajovës, Stefen Osborn, në Kosovë. Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Ajovës me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumetnike, profesionale, për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar ambasadori Hovenier në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur …