Albin Kurti

Albin Kurti: Zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në veri të Kosovës, ishin të qeta dhe pa incidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dje në veri të Kosovës, ishin të qeta dhe pa incidente. Ai mendon se  frika dhe shantazhi i Beogradit ndaj qytetarëve, ishte shkak i pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet që u mbajtën në katër komunat veriore dhe në 2 kuvendet komunale. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale, në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë. Kryeministri u ka dhënë të zgjedhurve një mesazh, që të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre. Qeveria do t’i përkrahë e do t I ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre, saktësoi, Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …