Viola von Cramon:

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, ka reaguar kundër ofendimit që i bëri kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, iu ka kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi ajo e ofendoi euro-deputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, për shkakun që zonja  Cramon kishte deklaruar se bojkotimi i zgjedhjeve të serbëve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.  Nëse kryeministrja flet me një retorikë të tillë, me sulme të tilla, sillet në mënyrë të paqytetëruar ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian – kjo tregon shumë, por nuk të krijohet përshtypja se është dikush interesi i të cilit është bashkëpunimi me neve në Parlament. Nuk mund ta kuptoj se çfarë lloj strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogantë”, tha mes tjerash Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …