Greqia mund të ndryshojë qëndrimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Gjatë  votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë,  Greqia  nuk vot0i kundër por abstenoi. Ky fakt po interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Greqisë për ta njohur  pavarësinë e Kosovës.  Këtë fakt e bëri të ditur edhe, Georgios Katrugalos, ish-shefi i diplomacisë greke, i cili thotë se qeveria në Athinë papritmas mori një qëndrim të prerë rreth Kosovës. Sipas tij, ky vendim i autoriteteve greke është i keq.  Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Vendimi i qeverisë për të votuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës për t’u dalluar nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi, por  dobëson rolin e ndërmjetësit që duhet të ketë Greqia në rajon, thotë Kartugalos.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon EULEX-in për përfshirje në veprimet e Speciales: Ka qenë dorë e zgjatur në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj misionit …