leoni

Sot në Zagreb, Millanoviq dhe Begaj, diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike e aleate, sikur janë Shqipëria dhe Kroacia

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për  vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit, Zoran Millanoviq.  Sot në Zagreb Milanoviq dhe Begaj diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate sikur janë Shqipëria dhe Kroacia. Ata diskutuan  edhe situatën në rajonin e Evropës Juglindore dhe rrugën evropiane të Shqipërisë pasi ky vend filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. Temë e diskutimit ndërmjet tyre ishte  edhe Kosova. Kroacia e njohu Kosovën ndër shtetet e  para jo për të provokuar Serbinë, por sepse Kosova është pjesë e Evropës, theksoi Millanoviq dhe shtoi se beson se të gjitha vendet evropiane do ta njohin shumë shpejt. Serbia është në një situatë skizofrenike, ku nga njëra anë fantazon për marrëdhëniet me Rusinë, dhe nga ana tjetër duhet të jetojë në Evropë,  ka thënë Millanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …