Vetëvendosja mohon se ka shpenzuar 4 milionë euro për rrjetet sociale, sikur ka deklaruar, Abelard Tahiri

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar deklaratat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se gjatë periudhës 2017-2021  vetëvendosja ka shpenzuar 4 milionë euro për rrjetet sociale. Kjo deklaratë e Abelard Tahirit lidhet me pretendimet se fushata e Vetëvendosjes mund të jetë financuar nga mjetetet financiare të Martin Berishajt, i akuzuar për korrupsion.  Sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se akuza e deputetit të PDK-së vjen pikërisht në kohën kur u raportua se kjo parti opozitare shpenzon mjete financiare për rrjetet sociale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …