Mirosllav Lajçak

Lajçak: Më 2 maj do të kemi një takim të planifikuar në Bruksel, në agjendë është fillimi i procesit të krijimit të AKS-së

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është me rëndësi që sa më shpejt të përcaktohet statusi dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për mediet në Sllovaki,  tha se takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në agjendë do të ketë fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, deklaroi Lajçak. Për krijimin e Asociacionit do t’i përmbahen modeleve ekzistuese evropiane. Thelbi i asaj marrëveshjeje ishte se Serbia nga njëra anë do të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, kryesisht policinë dhe gjyqësorin, të cilat më pas do të bëheshin pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Dhe në anën tjetër, Kosova do të krijojë një Asociacion të komunave serbe. Pjesa e parë u pranua nga Serbia, por Kosova nuk e themeloi Asociacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …