Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, the se nuk ka paralele mes pavarësisë së Kosovës dhe Donbasit

Ferit Hoxha: Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, iu mohua t’i adresohej Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, iu mohua t’i adresohej Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe. Delegacioni i Kosovës ka bërë kërkesë me shkrim që të flitej në gjuhën shqipe, por  kërkesa është refuzuar nga Presidenca. Duhet qartësuar disa gjëra se i përket çështjes së gjuhës në Këshill e në këtë takim. Dy anëtarë të Këshillit mbështetën kërkesën formale të bërë nga Kosova për të folur në gjuhën që zgjedhin. Kërkesa është dorëzuar te gjitha shërbimet e caktuara, me shkrim. Rusia, që e ka Presidencën, kundërshtoi po ashtu me shkrim. Ne nuk ishim të kënaqur sigurisht dhe mendojmë se Presidenca nuk u tregua paanshme në rolin e saj, por në mënyrë që të mos vihet Këshilli në pozitë të vështirë ne pranuam siç vendosi Presidenca, ndonëse shkon kundër rregullave të tyre. Ne falënderojmë ministren Schwarz, për mirëkuptimin dhe respektin që tregoi ndaj Këshillit, duke mos e futur në pozitë të vështirë për të votuar për një çështje të tillë. Kjo është e vërteta e vetme”, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Apeli rrëzon aktgjykimin: Agim Çeku dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së shpallen të pafajshëm në rastin e veteranëve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka liruar nga akuzat ish-kryeministrin dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare …