Ndahet nga jeta rreshteri i FSK-së Ahmet Menxhiqi, pjesëtarë i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë

Ndahet nga jeta rreshteri i FSK-së Ahmet Menxhiqi, pjesëtarë i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë

FSK-ja njofton të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkëluftëtarët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, më 7 qershor 2016 në Gjermani, ka ndërruar jetë pjesëtari i FSK-së, rreshter Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, pjesëtar i  Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën ,,Minatorit’’ në Mitrovicë. Ahmet Menxhiqi u lind më 19 mars 1977 në Sfaraqak, komuna e Vushtrisë. Ai që nga mosha rinore i shërbeu vendit duke u radhitur fillimisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për çlirimin e saj, pastaj pas çlirimit u angazhua me shërbim në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Rreshter Menxhiqi, pas vetes ka lënë prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijë. Për datën e varrimit opinioni do të njoftohet paraprakisht.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj mbështet Bali Muharremaj, për kryetar të Therandës

Ish-sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për kryetar …