Limaj

Fatmir Limaj: Kryeministri, Albin Kurti me politikat e tij, po dëshiron që të heq dorë nga Veriu i Kosovës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me politikat e tij, po dëshiron që të heq dorë nga veriu i Kosovës. Sipas tij rezultatet dy vjeçare e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, të cilën e quan të rëndë teksa sipas tij kjo po bëhet në emër të patriotizmit. Gjatë një interviste  për Ekonomia Online, ka folur edhe për mundësinë e marrëveshjes me Serbinë, të cilën e quan të dëmshme. Albin Kurti vazhdon me këtë politikë, sepse politika e zotëri Kurtit, për të heq dorë nga pjesa veriore, nëse i shihni potezat e tij, ai qëllimshëm i ka shpëtuar procesit. Krejt kjo politike kamuflohet në emër të patriotizmit. Mos pritni që dikush  nga Prishtina që ne po shkojmë po i bëjmë këto politika sepse po dëshirojmë të heqim dorë nga veriu, ju duhet t’i shihni përmbajtjen dhe rezultatin e atyre politikave. Rezultatet që i ka bërë kjo Qeveri për 2 vjetet e fundit në drejtim të veriut, janë përshpejtim dhe objektiv për të hequr dorë nga veriu, dhe kjo fatkeqësisht me një ritëm të shpejtë po ndodh. Nëse vazhdon kështu me këtë politikë, shumë shpejt do të ndodh ajo që pak kush e ka pritur”, u shpreh Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …