Serbi, Milan Radojeviq ka deklaruar se vendimin për hapjen e Urës mbi Lumin në Ibër mund ta marrin vetëm serbët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq,  ka deklaruar se vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët. Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, tha Radojeviq. Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi serbët vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan Tanjug. Pas zgjedhjeve në Veri, ku morën pjesë vetëm shqiptarët dhe një pakicë e  papërfillshme serbësh Qeveria e Kosovës  e ka përkrahur vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër, por kjo po kundërshtohet nga autoritetet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, …