Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

KFOR: Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim, është çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut politik

Autoritete të Forcave paqeruajtëse të KFOR-it  në Kosovë, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, në Mitrovicën e Veriut, kanë deklaruar se kjo çështje duhet zgjidhur përmes dialogut politik. KFOR-i tregoi se po vazhdojnë të monitorojnë të gjitha zhvillimet lokale dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e Rezolutës 1244 “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të parrezikshëm dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE të mund të ecin përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …