Qeveria e re e Malit të Zi, sot mori detyrën

Vesna Pushiq: Mali i Zi po shihet si njëlloj kompensimi ndaj Serbisë për humbjen përfundimtare të Kosovës

Ish ministrja e Kroacisë, Vesna Pushiç, në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, deklaroi se Mali i Zi çdo ditë e më shumë po shihet si njëfarë kompensimi ndaj Serbisë për humbjen përfundimtare të Kosovës. Ajo tha se fitorja e kreut të Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Milatoviç, në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, paraqet një rezultat që është në favor të Rusisë dhe të Serbisë. Perëndimi nuk e kupton si duhet problemin në Malin e Zi. Beogradi zyrtar po mundohet ta mohojë faktin se Kosova në thelb është shtet i pavarur,  edhe pse Kosova po qëndron në këmbë me shumë vështirësi. Shumë ekspertë kanë vlerësuar se situata politike në Mal të Zi dhe fitorja aktuale e ideologjisë së “Serbisë së Madhe” në mënyrë të pashmangshme do të përhapet edhe në rajon, ngase sipas tyre, në mendjen e Perëndimit, tani po vërtitet ideja se rajoni duhet të ndahet në tre sfera ndikimi: shqiptare, serbe dhe kroate.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …