Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit ka bërë një sqarim rreth avokatit David Young, për të cilin Gjykata Specialja njoftoi se ai nuk do të mbrojë më eprorin e lartë të UÇK-së, gjatë luftës. Ajo ka sqaruar për opinion se avokati Dejvid Jung mbetet pjesë e ekipit mbrojtës së Rexhep Selimit, por që për arsye shëndetësore të tij, avokat kryesor do të bëhet Geoffrey Roberts. Të nderuar qytetarë, e ndiej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut, pasi avokati David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit, ka saktësuar zonja Shqipe Mehmeti-Selimi.
