leoni

Petar Petkoviq: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka kompetencë të lejojë apo të ndalojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke komentuar një deklaratë të Albin Kurtit se kryeministri i Kosovës, sipas tij,nuk ka kompetencë të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin, pasi kompetencat e saj dhe mënyra se si duhet të formohet janë përcaktuar përmes katër marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe se nuk ka vend për arbitraritet. Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se nuk e ka parë draft statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili do të prezantohet në Bruksel, por se beson se dokumenti është dashur t’i paraqitet fillimisht. Sipas Petkoviqit, Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose po bën sikur nuk e kupton se çfarë shkruhej në to, shkruan Tanjug.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …