leoni

Limaj: Këto pesë vite mjaftueshëm kemi treguar se Nisma Socialdemokrate i kushton kujdes shqetësimeve të rinisë

Fatmir Limaj: Është joserioze që Albin Kurti ta shoh për herë të parë draftin e Ekipit Menaxhues në Bruksel, kur ai ekip i përgjigjet Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për shkak të vendimeve dhe veprimeve të tij në raport me dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë. Ai ka thënë se i vjen keq për të gjithë ata votues që i kanë besuar Kurtit për patriot. Kosova kurrë s’ka pasur ekip më të dobët negociues sesa ky që Kurti ka mbajtur afër vetes për këto dy vite. Është joserioze që kryeministri  ta shoh për herë të parë draftin e Ekipit Menaxhues në Bruksel, kur dihet që ai ekip i përgjigjet Republikës së Kosovës. Albini   është duke u fut në një situatë kaotike. Grupi Menaxhues është serb, por është i Kosovës. Ai shkon në Bruksel e qet veten dhe ven in në pozitë  joserioze. Një kryeministër serioz nuk e lejon shtetin e vet të bjerë në ato pozita. Limaj thotë Albin Kurti  ka bërë një dëm të madh Kosovës. Ai draft tashmë është në tavolinë, dhe patjetër se do të zbatohet, pasi këto janë  obligime ndërkombëtare, ka thënë, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …