Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Edhe Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesat e 20 dëshmitarëve që pretendojnë se janë viktima të UÇK-së

Gjykata Speciale ka njoftuar zyrtarisht se njëzet persona, të paraqitur si dëshmitarë nuk kanë arritur të bindin gjykatësit e Hagës, as në shkallën e dytë, se janë viktima dhe t’ iu mundësohet pjesëmarrja në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pasi ishin refuzuar edhe në shkallën e parë ata kanë parashtruar sërish kërkesë përmes avokatëve të tyre drejtuar  Dhomën e Apelit, si instancë më e larë, por përsëri janë refuzuar. Kërkesat e këtyre 20 personave në instancën e dytë të Gjykatës Speciale janë dorëzuar nga dy avokatë qe ata i kishin angazhuar, ka thënë të premten në Hagë, një zëdhënëse e Gjykatës, gjatë një konference për gazetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …