Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, hero i Kosovës, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllanë e tij, Luanin  hero i Kosovës, në 26-vjetorin e rënies. Ai me këtë rast ka shkruar: Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen, ka nënvizuar ai. Luan Haradinaj ishte organizator dhe luftëtar i radhëve të para  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor, më 6 maj 1997, gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin zyrtar të ish Jugosllavisë, i cili asokohe ndante mes për mes trevat e Kosovës me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …