Çerkin Dukolli: 25 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut

25 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut, kjo Epope e lavdishme e luftës Çlirimtare.
Beteja e Llapushnikut e datës 9 maj 1998 e cila karakterizohet me zënjen dhe barikadimin e rrugës regjionale Prishtinë -Pejë ishte ndër ballafaqimet frontale më të ashpëra mes forcave të UÇK-së dhe makinerisë militare, paramilitare dhe policore të aparatit shtetëror okupator serb.
Fortifikimi i kësaj gryke dhe betejave që zhvilloheshin, detyroj forcat serbe kokëulur e me humbje të kthehen mbrapsht, përderisa UÇK-ja me organizimin dhe masivizimin e radhëve po merrte drejtim dhe forcë drejtë fitorës së madhe që kulmoj me çlirimin e vendit.
Mbyllja e grykës së Llapushnikut kishte rëndësinë e vetë edhe në rrafshin strategjik të luftës ngase krijonte mundësitë që formacionet UÇK-së të organizoheshin në pjesë tjera të vendit.
Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së.
Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut zonës për rreth.
Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Përjetësisht krenar me UÇK.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …